Gjykata, 25 të dënuar me burg përjetë
Autori i Lajmit: red.
Janë dënuar me burgim të përjetshëm 25 persona nga Gjykata e Krimeve të Rënda për këtë vit. Viti 2008 ka shënuar numrin më të madh të dënimeve me burgim të përjetshëm krahasuar me dy vitet e kaluara. Në vitin 2007, nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë dhënë vetëm dy masa me burgim të përjetshëm. Duke e krahasuar numrin e dënimeve kapitale që janë dhënë për vitin 2008, me vitin e kaluar, kemi një rritje prej 23 burgime të përjetshme më shumë. Shifrat janë bërë publike gjatë analizës vjetore të këtij dikasteri. Kështu, mësohet se personat e dënuar me këtë masë dënimi kanë kryer krime nga më të ndryshmet, duke filluar nga rrëmbimi i personave ose mbajtja peng, vjedhja me armë, vjedhja me pasojë vdekjen, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, plagosja e rëndë. Ndër të dënuarit ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët kanë falsifikuar dokumente për qëllime të ndryshme dhe letërnjoftime e vula. Duke i ndarë sipas veprave penale që janë kryer, numrin më të madh të dënimit me burgim të përjetshëm e zënë personat që akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, ndaj deputetëve, avokatëve, policëve, nëpunësit public, gjatë detyrës ose për shkak të saj. Vendin e dytë e zënë personat e akuzuar për krijim dhe drejtim të organizatave kriminale. Për pjesën e parë të këtij viti, të gjitha vendimet e dhëna nga Krimet e Rënda janë ankimuar në shkallën e dytë dhe në atë të tretë. Ndër personat e dënuar me burgim të përjetshëm janë: Dritan Vila nga grupi i Lushnjës, vrasësit e Behar Kastratit, të cilët janë vëllezërit Rexha; Altin Arapi dhe Orik Shyti, dy pjesëtarët e grupit "Hakmarrja për drejtësi". Viti 2008 po mbyllet me një numër rekord të dënimeve me burgim të përjetshëm.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008