Gjendet një kufomë në lumin Shkumbin
Autori i Lajmit: red.
Gjendet një kufomë në lumin Shkumbin. Trupi i pajetë i përket seksit mashkull, por viktima nuk është identifikuar ende nga policia. Por burimet nga uniformat blu bënë të ditur se dyshohet që trupi i pajetë i përket tregtarit Hekuran Latollari, zhdukur nё rrethana misterioze para disa ditёsh. Kufoma është dërguar në morgun e spitalit, ku do t i kryhet autopsia për të përcaktaur jo vetëm shkaqet e vdekjes, por dhe identitetin. Ndërkohë mësohet se janë njoftuar familjarët e biznesmentit, të cilët pritet të vërtetojnë nëse trupi i pajetë i përket të afërmit të tyre.
Ngjarja
Një kufomë e seksit mashkull ёshtё gjetur nё orёt e para tё mbrёmjes së djeshme nga dy fёmijё, nё afёrsi tё fshatit Buqёz. Fёmijёt kanё qenё duke peshkuar, kur kanё identifikuar njё kufomё njeriu. Ata kanё lajmёruar banorёt e fshatit, tё cilёt mё pas kanё njoftuar policinё. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjajres dhe kanë transportuar viktimën për në morgun e spitalit të Elbasanit. Në vendngjarje janë grumbulluar të gjitha provat. Burimet nga uniformat blu bëjnë të ditur se dyshohet që viktima të jetë vrarë, por ende nuk ka asnjë version zyrtar mbi ngjarjen.
Hetimet
Nё vendngjarje kanё shkuar policia, ekspertёt dhe njё grup hetimor. Nga tё dhёnat e para rezulton se kufoma ёshtё e seksit mashkull. Nisur nga disa tregues dhe pamja e viktimёs, burime nga vendngjarja bёjnё tё ditur se dyshohet qё kufoma t i pёrkasё tregtarit Hekuran Latollari, i cili u zhduk para disa ditёsh. Njё ndihmesё e madhe nё kёtё drejtim janё teshat qё kufoma mbante veshur. Nga ekzaminimet paraprake nuk rezultojnё shenja tё dhunёs nё trupin e tё ndjerit. Kjo i ka bёrё hetuesit tё mendojnё se kanё tё bёjnё me njё vetëmbytje. Policia ka dёrguar nё morg trupin e kёtij shtetasi dhe ka njoftuar familjarёt e Hekuran Latollarit. Identifikimi duket se do tё jetё çёshtje kohe.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008