E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret humbasin terren ne Green Card

Te pranuarit nga vendi yne 1469. Shqiperia bie 13 pozicione ne pranimet

Departamenti amerikan pergjegjes per ceshtjet e emigracionit beri te ditur se listen e vendeve me me shume te pranuar per lotarine e Kartes Jeshile. Sipas kesaj liste qe kryesohet nga Etiopia shqiptaret kane arritur vendin e njezete gjate vitit 2011 duke rene 13 vende dhe me shume se nje mije pranime ne krahasim me nje vit me pare. Sipas departamentit numri mesatar i fituesve ne pese vitet e fundit perpara hyrjes ne fuqi te sistemit te ri do te jete edhe numri i aplikanteve qe do te pranohen nga ky shtet.

Shqiptaret duket se nuk do te jene me te favorizuar nga nje vendim i tille pasi ne tri vitet e fundit kane qene ne 10 vendet e para te fituesve te lotarise amerikane por kete vit kane rene me plot 13 vende. Vlen te theksohet se nderkohe qe fituesit do te jene punonjes te kualifikuar vendimi per pranimin e tyre do te bazohet edhe nga vendi i origjines pas vitit 2012 kur do te nise sistemi i pikezimit dhe sidomos pas vitit 2015 kur lotaria per marrjen e Kartes Jeshile do te hiqet.

Renditja

Te pranuarit nga vendi yne ne lotarine per vitin 2011 te hedhur ne vitin 2009 kane qene 1469 nga 2988 qe ishin nje vit me pare. Kjo sipas statistikave zyrtare te Departamentit Amerikan per Ceshtjet e Emigracionit do te thote se te pranuarit nga vendi yne zene vendin e njezete ne krahasim me vendet e tjera pjesemarrese ne lotarine per Karten Jeshile.

Ne krye te klasifikimit edhe kete vit ishin ganezet me 6.002 aplikime te pranuara te ndjekur nga nigerianet ukrainasit dhe qytetaret e Bangladeshit. Nderkohe nga Evropa turqit ishin te dytet nder evropianet pas ukrainasve duke zene vendin e katermbedhjete gjermanet zinin vendin e shtatembedhjete dhe te katertit nder evropiane ishin shqiptaret.

Ne vitin 2008 shqiptaret te 7-t ne Green Card

Gjate viteve te kaluara pra per lotarine e hedhur ne vitin 2007 dhe 2008 shqiptaret duket se kane qene mjaft te privilegjuar nga lotaria ne fjale. Plot 2.504 bashkatdhetaret tane kane fituar tashme te drejten per te shkuar pertej Atlantikut ne vitin 2009 me lotarine e hedhur ne vitin 2007 dhe afersisht 3000 ne vitin 2010 duke e renditur vendin tone ne radhen e nente te shteteve me me shume te pranuar ne lotarine amerikane gjate atyre viteve.

Ne vend te pare pra me te privilegjuarit duket se kane qene etiopianet me 6.995 aplikime te pranuara te pasuara nga dy vende te tjera afrikane Egjipti dhe Maroku me 6.439 dhe 5.980 Green Card te aprovuara. Vlen te theksohet se vendi yne ishte ne vend te trete ne Evrope ne lotarine e ketij viti pas Ukraines dhe Polonise ne vitin 2007 dhe ne vend te dyte ne vitin 2008 pas Ukraines.

Nderkohe qe ne vitin 2006 me ane te lotarise ne fjale jane pranuar 1.896 persona te cilet kete vit do te nisen drejt Shteteve te Bashkuara cka e solli vendin tone ne 30 shtetet me me shume aplikime te aprovuara per Green Card.

Pjesemarresit e Green Card

Ne lotarine me te perhapur ne bote pra ne Green Card marrin pjese pothuajse te gjitha vendet e botes me perjashtime qe behen here pas here. Kete vit nga Evropa nuk do te kene te drejte te aplikojne qytetaret e Mbreterise se Bashkuar me perjashtim te Irlandes se Veriut pasi qeveria amerikane e ka cilesuar te panevojshme qe keta qytetare te konkurrojne.

Per me teper as ruset dhe polaket nuk do te mund te aplikojne me arsyetimin se ne Shtetet e Bashkuara popullsite qe kane origjinen nga keto dy vende jane ne mase te madhe. Lotaria Green Card ka filluar qe prej vitit 1996 ne te gjitha vendet e botes dhe eshte pjese e strategjise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te thithur fuqi te re punetore dhe intelektuale ne kontinentin pertej Atlantikut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›