Kosto e energjisë mbi 23 mld lekë
17/11/2011 Nga mosrritja e çmimit në 2011 fitimi i munguar i KESH-it është mbi 9,2 miliardë lekë
Zbardhet aplikimi, KESH-i kërkon rritje nga 1,48 në 5,07 lekë/kWh deri në 2014
Korporata Elektroenergjetike duhet të shpenzojë mbi 23 miliardë lekë për të blerë sasinë e nevojshme të energjisë për të furnizuar “CEZ Shpërndarjen” në 2012. Sipas kërkesës së bërë nga kompania shtetërore pranë ERE-s për rritjen e çmimit të energjisë, sasia që “CEZ Shpërndarje” ka kërkuar për vitin 2012 është 5,421 GWh me një kosto prej 23,313 milionë lekësh, për vitin 2013 është 5,583 GWh me një kosto prej 20,561 milionë lekësh, dhe për vitin 2014 është 5,751 GWh me një kosto prej 24,081 milionë lekësh. Për vitin 2012, kërkesa e CEZ për energji për konsumatorët tariforë ka një rritje rreth 13% nga i pritshmi 2011 dhe rreth 28% nga kërkesa që kompania private bëri në fillim të vitit 2011. Nga kjo kërkesë vihet re se rritja vjen kryesisht nga rritja e numrit dhe e konsumit të konsumatorëve në tension të lartë me rreth 745 GWh, konsum i cili përfitohet nga prodhimi i KESH Gen. dhe ka një efekt direkt në rritjen e kostove të blerjes së energjisë nga FPSH-ja, për mbulimin e kërkesës së “CEZ Shpërndarje”.
Aplikimi për rritjen e çmimit
Korporata Elektroenergjetike kërkon rritje të çmimit me të cilin ia shet energjinë “CEZ Shpërndarje”, për vitin 2012 deri në 2014. Zbardhet aplikimi i KESH-it bashkë me arsyetimin për këtë kërkesë, e cila flet për një rritje nga 1,48 në mesatarisht 5,07 lekë/kWh për vitet 2012 deri në 2014. Më konkretisht për vitin 2012 tarifa e KESH-it si Furnizues Publik me Shumicë llogaritet në vlerën 6.49 lekë/kWh, për vitin 2013 në vlerën 4.15 lekë/kWh, dhe për vitin 2014 në vlerën 4.64 lekë/kWh. Ekspertët e KESH-it kanë arsyetuar edhe në lidhje me fitimin e munguar për vitin 2011, kur ERE nuk mori parasysh kërkesën për rritje të çmimit, duke e lënë në 1,48 lekë/kWh. Ky fitim i munguar i vitit 2011 për Furnizuesin PSH-në është llogaritur në vlerën prej 9 247 335 000 lekë. Ekspertët e KESH-it argumentojnë se totali i të ardhurave të kërkuara, nëse në llogaritjet merret parasysh edhe fitimi i munguar i vitit 2011 atëherë për vitin 2012 kësaj kompanie i nevojiten 35,156 milionë lekë, për vitin 2013 një shumë prej 23,144 milionë lekësh dhe për vitin 2014 shuma prej 26,683 milionë lekësh.
Importet dhe blerjet e tjera në treg
KESH parashikon që për periudhën rregullatore 2012-2014 importet dhe blerjet e tjera në tregun e energjisë të jenë për vitin 2012 në sasinë prej 1,668,007 MWh me një çmim mesatar prej 7.72 lekë/kWh, për vitin 2013 priten të blihet një sasi prej 1,273,823 MWh me një çmim mesatar prej 7.70 lekë/kWh dhe për vitin 2014 sasia prej 1,292,965 MWh me një çmim mesatar prej 7.68 lekë/kWh. Çmimi mesatar do të jetë rreth 60.18 Euro/MWh ose 8.47 lekë/kWh. Gjithashtu në analizë është marrë kursi i këmbimit nga Banka e Shqipërisë për EURO/LEK (141.64), si dhe parashikimet e çmimeve të energjisë nga Bursa Evropiane e Energjisë për vitet në vijim, ku çmimet e energjisë variojnë për vitin 2012 rreth 54.49 Euro/MWh, për vitin 2013 rreth 54.33 Euro/MWh, dhe për vitin 2014 rreth 54.23 Euro/MWh.