E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Sido që të lëvizë politika e Ramës, do të jem në parlament me 4 mars

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi u ka dhënë fund dilemave dhe ka deklaruar para kamerave se s’ka dyshime se në fillim të marsit ai do të jetë në parlament, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i kryetarit në detyrë të PS-së. Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Blushi deklaroi se në fillim të muajit mars do të bëhet pjesë e Parlamentit duke thyer kështu bojkotin e opozitës pasi sipas tij bojkoti rezultoi një strategji e gabuar. “Asambleja duhet të diskutonte për bojkotin që rezultoi një strategji e gabuar. Unë nuk do djeg mandatin tim” u shpreh Blushi. Ai kërkoi që çështja e bojkotit të diskutohet në Asamblenë e PS, por kërkesa nuk u mor në konsideratë. Ben Blushi e mori fjalën fill pas Ruçit në mbledhjen e Asamblesë duke kërkuar që rendi i ditës të ketë si pikë të saj sot edhe bojkotin ende në fuqi. “Pasi të përfundojnë diskutime për përmbytjen dhe situatën që u krijua prej tyre, në rendin e ditës duhet të jetë edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjerë që do të duhet të marrim në vazhdim”, - deklaroi Blushi. “Ne duhet të bëjmë një bilanc të rreth gjashtë muajve të fundit dhe të dalim me një vendim pasi arsyet për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme”, - deklaroi z.Blushi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›