E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Qeveria ka gati projekte të mëdha për zonat e përmbytura

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli inspekton zonën e përmbytur në Dajç. Banorët: “Qeveria u ngrit në këmbë për të na ndihmuar”Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka inspektuar sot zonën e përmbytur të Dajçit në Shkodër. Në takimin e saj me banorët, Topalli pohoi se qeveria ka projekte të mëdha për zonat e përmbytura. Pas furisë së egër të ujërave prej disa ditësh me radhë, kryeparlamentarja garantoi banorët për përkushtim maksimal nga ana e shtetit. Ajo u shprehu banorëve garanci të plotë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Kryetarja e Kuvendit ka çuar në Dajç ndihma të ndryshme dhe pajisje shtëpiake. Ndërkohë që sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, banorët kanë vlerësuar ndihmën dhënë nga qeveria për përmirësimin e situatës, duke u shprehur se “qeveria u ngrit në këmbë për të na ndihmuar”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›