E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët kundër qeverisë Gruevski

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 13:19

Anketa e të përditshmes “Dnevnik” ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve ndaj qeverisë aktuale në Maqedoni, e cila drejtohet nga kryeministri Nikola Gruevski.

Sipas kësaj ankete, një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se qeveria nuk është e aftë që të menaxhojë me problemet me të cilat përballet Maqedonia dhe asaj nuk mund ti besohet.

Ata mendojnë se problemet e qytetarëve më mirë do të zgjidheshin nga ndonjë qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja.

Anketa e së përditshmes maqedonase tregon se shqiptarët janë më kritik ndaj qeverisë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se kryeministri Nikola Gruevski mban llogari vetëm për veten e tij dhe të partisë që drejton, ndërsa për shtetin nuk mund ti besohet.

Në këtë drejtim, edhe lideri i opozitës nuk gëzon ndonjë mbështetje dhe besueshmëri nga popullata.

Sipas këtij sondazhi, nëse nesër mbahen zgjedhje, për VMRO–DPMNE-në do të kishin votuar 25,4 për qind. BDI-së mbështetjen i kanë dhënë 8,4 për qind të qytetarëve, ndërsa PDSH-së 3, 6 për qind. Për partinë e udhëhequr nga Branko Cërvenkovski do të votonin 15,8 për qind të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›