E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë e re në Sudan

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 14:04

Ushtarët në radhët e ushtrisë së Sudanit të Veriut kanë zhvilluar një përleshje të armatosur mes vete, me ç’rast u vranë së paku 30 ushtarë.

Përleshja shpërtheu pas grindjes në lidhje me atë se kush do të mbajë pronësinë mbi artilerinë, të cilën ushtria sudaneze e ka të pozicionuar në Sudanin e Veriut, njoftuan zyrtarët.

Të enjten dhe të premten, njësitë e ndara të Forcave të Armatosura të Sudanit luftuan kundër njëra-tjetrës dhe sipas të dhënave fillestare, me këtë rast janë vrarë nëntë ushtarë.

Sipas marrëveshjes paqësore, me të cilën ju dha fund luftës mes Sudanit verior dhe jugor, që të dy rajoneve ju lejohet që të kenë ushtritë e tyre.

Sipas kësaj marrëveshje, veriut gjithashtu i lejohet që të mbajë disa njësi të stacionuara në jug.

Koloneli Philip Aguer, zëdhënës i ushtrisë së Sudanit të Jugut, gjithashtu konfirmoi përleshjet mes njësive të Sudanit të Veriut.

Forcat e Armatosura të Sudanit Verior ende mbajnë njësi të stacionuara në jug.

Ato pritet të tërhiqen në veri, nëse konfirmohen rezultatet paraprake të referendumit për pavarësinë e Sudanit të Jugut.

Nuk pritet që kjo tërheqje të fillojë para prillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›