Shqiptarët, më të varfërit në Europë

Ne nje vleresim krahasimor te Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP) per fryme per vitin 2009, te shprehur sipas ‘Standardit te Fuqise Blerese’, vendi yne kap fundin e listes te perbere nga 37 vende, mes te cilave mungon vetem Kosova.
‘Standardi i Fuqise Blerese’, eshte njesia e perbashket monetare fiktive europiane, e cila eliminon kursin e kembimit dhe dallimet e cmimeve nga njeri vend ne tjetrin per t'i krahasuar ato. Ne nje mesatare europiane te rrumbullakosur ne shifren 100, Shqiperia shenon vetem 27%, duke mos lene asnje vend pas saj. Bosnja renditet me lart, me 30%, Maqedonia shenon 35, Serbia 37 ndersa Mali i Zi 43 perqind te GDP per fryme krahasuar me mesataren e 27 vendeve europiane.
Mireqenia vleresohet mbi mesataren europiane tek 15 vendet e vjetra te Unionit, qe kryesohen nga Luksemburgu me 268%. Greqia ndodhet nen kete mesatare me 95% dhe ndiqet nga vendet europes qendrore dhe lindore qe u anëtaresuan me vone ne familjen europiane, ku dy antaret me te reja Rumania e Bullgaria rezultojne me perkatesisht 45 dhe 41%.
Ndoshta per shkak te mungeses se Kosoves, per te cilen nuk paraqiten shifra, vendi i fundit ne liste eshte Shqiperia, me nje diference prej 73 pikesh nen mesataren europiane sipas "Standartit te Fuqise Blerese", i cili paraqet ne nje pozicion me te mire ekonomite e varfera, krahasuar me ate te monedhes se standardizuar.
Pervec vendeve te BE-se dhe Ballkanit, vleresimi i zyres europiane te statistikave ka perfshire dhe Zvicren, Norvegjine e Islanden. Vleresimi perfundimtar i EUROSTAT do te publikohet ne dhjetor te ketij viti.