Shqiptarët mund të mbështeten tek unë, për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë që po ndryshon
Është një nderi i madh për mua, dhe njëherësh është një kënaqësi e madhe të jem sot këtu midis jush, në Tiranë.
Kjo kënaqësi ka shumë burime.
Së pari, dua të them se Zvicra, vendi im, dhe Shqipëria, kanë shumë pika të përbashkëta, shumë ngjashmëri.
Në fakt të dy shtetet kanë territore të vogla.
Zvicra: 40’000 km2
Shqipëria : 28’000 km2
Të dyja kanë shumë male.
Të dyja shtetet kanë luftuar fort për pavarësinë e tyre,
Shqipëria e Zvicra janë të dyja kështjella të vërteta.
Zvicra është plot bunkerë të gërmuar në male. Shqipëria e mbushur me dhjetëra e mijëra bunkerë betoni. Edhe pse kjo është bërë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës është e diskutueshme, përsëri tregon një përcaktim të ashpër ndaj armikut e pushtuesve.
Diasporat zvicerane dhe shqiptare janë të rëndësishme.
Ne gjithashtu kemi pasur shqiponja në Alpet zvicerane.
Dhe madje edhe flamujt tanë të dy kanë një ngjyrë të kuqe!
Me pak fjalë, ne jemi paksa të afërt.
Kam ardhur tre herë në Shqipëri, madje edhe gjatë regjimit të diktatorit Hoxha. Së pari, kam takuar shkrimtarin tuaj të madh Ismail Kadare, në restorantin e plazhit në hotelin e Durrësit
Për kujtesë, kam zbuluar një vend të mbyllur, ku shikoje praktikisht vetëm ca xhipe të vjetër kinez ë, asnjë të huaj, një aeroport t ë shkretë dhe disa aeroplanë të vjetër « mig ».
Erdha edhe gjatë kohës së Ramiz Alisë. Ndihej se vendi po dridhej. Por akoma ishte i paralizuar.
Me këtë rast njoha Riza Podën, dhe më pas e ftova në Zvicër ku ai mundi të bëjë disa studime. Si dhe disa bashkëpunime e projekte. Madje edhe një shtypshkronjë të vogël.
Në vitin 1996, herën e tretë unë ftova botuesit shqiptarë në panairin e Gjenevës, sepse ishte një rast i mirë për librin shqip, një panair që vizitohet nga më shumë se 100 vetë.
Më pas pata fatin të takoj Fahri Balliun. Çfarë personazhi i jashtëzakonshëm! Është njëherësh një shkrimtar brilant, gazetar, botues, edhe diçka tjetër që nuk e njoh.
Pata fatin të botoj në frëngjisht tre libra të tij, “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, “Panteoni i zi”, dhe së fundi “Arkitekti”, i cili sapo ka dalë në treg.
Kjo bëri që veprat e tij të prezantoheshin jo vetëm në Zvicër, por edhe në Francë, Belgjikë e Kanada.
Jam përsëri në Tiranë. Kjo është hera e katërt që vij dhe jam vërtet i impresionuar. Ju po më nderoni sot me një titull shumë të rëndësishëm për mua. Është e papritur dhe e kënaqshme.
Dua me të vërtetë t’ju falënderoj. Dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë së re”.
Faleminderit edhe një herë!
*Fjala e mbajtur gjatë ceremonisë së dekorimit nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”