Shqiptaret ne Evrope

Nuk ka qenë me fat as këtë herë, ndonëse pati mundësinë të bënte atë që duhet të bëjë një sulmues, pra golin. Edmond Kapllani u eleminua dje nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa luajti për 90 minuta për ekipin e tij, Augsburg, dhe u mund 2-1 në fushën e Hofenhajmit.
Pasi Salihoviç i kaloi miqtë në epërsi në nisje të ndeshjes, sulmuesit kuqezi iu paraqit një rast shumë i mirë për të shënuar, por portieri vendas, Shtarke, e ndaloi. Topi i goditur nga Kapllani nuk kaloi dot mes këmbëve të numrit 1 për të përfunduar në rrjetë.
Disa minuta më pas, Kapllani ishte aty ku duhej, por golin e barazimit për të tij të e shënoi Ërl dhe shqiptarit nuk i mbeti gjë tjetër veçse festimi dhe përgëzimi.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe golin e fitores me anë të sulmuesit boshnjak, Vedat Ibisheviç duke kaluar për në çerekfinale.
Duke kaluar nga Gjermania në Itali, për Erion Bogdanin ka interesim të fortë nga ana e Varezes së Serisë A. Klubi në fjalë shprehet se Çezena është parimisht dakord që të bisedojë, veçse ka kërkuar kohë. Edhe vjet, Vareze e kërkoi Bogun, por mori përgjigje negative. Këtë sezon, kërkohet ngjitja në Serinë A dhe për këtë gjë duhet më shumë peshë në sulm, gjë që mund ta sigurojë Bogdani.