Amerikanet arkivojne luften ne Irak
Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar përfundimin zyrtar të luftës në Irak. Fundi i luftës është shënuar me një ceremoni simbolike e solemne, në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit. Presidenti amerikan Barak Obama dhe zyrtarë të tjerë të lartë i uruan mirëseardhjen në atdhe komandantit të forcave amerikane në Bagdad, Gjeneralit Loyd Austin, së bashku me flamurin që simbolizon trupat e Shteteve të Bashkuara në Irak.
Komandanti i Shtatëmadhërisë amerikane Gjenerali Martin Dempsey falenderoi trupat dhe familjet e tyre për shërbimin dhe sakrificat e kryera. Ndërkohë, zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter tha se misioni ushtarak, që zgjati pothuajse nëntë vjet, i ka dhënë popullit të Irakut "një agim të ri".
Autokolona e fundit me ushtarë amerikanë u largua nga Iraku ditën e dielë, ndërsa 100 mijë irakianë të vdekur e 4500 ushtarë amerikanë të rënë në luftë mbeten trashëgimia e rëndë e misionit të lançuar gati 9 vjet më parë nga presidenti i asaj kohe George W. Bush.