Argjentina Martin Haite kapiteni i kombetares

Pavarësisht këngës që fton të mos qahet, në Argjentinë nuk mund të mos derdhin lot për fitoren e munguar të një Kupe Dejvid. Federata Argjentinase e Tenisit caktoi Martin Haiten si kapiten, apo e thënë ndryshe, si trajner të skuadrës kombëtare të tenisit, me shpresën që fitorja në Dejvid të arrihet shpejt.
“E ëndërroja këtë mundësi që kur lashë tenisin më 1993, ndaj jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur. Mendoj se Federata më dha një mundësi për të përmbushur një ëndërr. Unë dhe ndihmësi im Zabaleta e njohim mirë njëri-tjetrin. Ai është njeriu ideal për të më ndihmuar në këtë punë. Ne kemi tenistë të shkëlqyer, por kryesore është harmonia e grupit. Shpresojmë të arrijmë fitoret që ka pasur Spanja vitet e fundit. Argjentina është një fuqi tenisi”, shprehet Haite.
Haite, ish-numri 10 i botës stërviti emra të njohur si Davis Nalbandian dhe Gaston Gaudio, pasi i dha fund karrierës. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Modesto Vaskezin dhe do të jetë në detyrë për 2 vitet e ardhshëm dhe do të përpiqet të ndryshojë traditën argjentinase, sipas të cilës arrihej finalja, por nuk fitohej dot kupa.
Finalja e parë ishte më 1981, ndërsa 3 të tjera janë arritur pas vitit 2006, përfshi edhe humbjen e këtij viti ndaj Spanjës në Sevilje.