Shqipëria, e 74-ta këtë vit
Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin 2011 në pozitën e 74-t në renditjen botërore të FIFA-s, e cila u publikua të mërkurën. Kuqezinjtë kanë përparuar për një pozitë, karshi asaj të 75-të, të muajit që shkoi.
Ekipi i Gianni de Biasit gjendet përpara Uzbekistanit dhe prapa Gjeorgjisë, pas një periudhe negative që e pati në ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2012.
Sa i përket top 10, kampioni botëror dhe evropian, Spanja e mbylli këtë vit në pozitën e parë, i përcjellë nga nënkampioni i botës, Holanda dhe Gjermania, që e mbyll treshen e parë. Në përgjithësi, në dhjetëshen e parë nuk pati asnjë ndryshim nga muaji i kaluar.
Renditja e FIFA-s
1. Spanja 1564 pikë
2. Holanda 1365
3. Gjermania 1345
4. Uruguai 1309
5. Anglia 1173
6. Brazili 1143
7. Portugalia 1100
8. Kroacia 1091
9. Italia 1082
10. Argjentina 1067
------------------------
74. Shqipëria 450