E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqiptarët në Kanada/ Veliaj takohet me kryeministrin e Ontarios: Urë lidhëse mes dy vendeve

Komuniteti shqiptar në Kanada, është vlerësuar maksimalisht nga autoritetet në bisedat e zhvilluara me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj gjatë vizitës së tij zyrtare. Në takim me Kryeministrin e Ontarios Doug Ford, ky I fundit e cilësoi komunitetin shqiptar një urë lidhëse mes 2 vendeve , ndërsa ndau frymin e bashkëpunimit të mëtejshëm

“Këtu kemi një komunitet të madh shqiptarësh, me njerëz punëtorë dhe inteligjentë, të cilët kontribuojnë çdo ditë në ekonomi. I dua shumë shqiptaret! Madje, vajza ime është martuar me një shqiptar. Pra, edhe unë jam pjesë e familjes tashmë. Çdokush nga Shqipëria mund të vijë të na vizitojë në Ontario. Jemi të hapur për marrëdhënie frytdhënëse për të ecur përpara”

Veliaj u shpreh se sot komunitetui shqiptar në Kanada është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes

Sot ky komunitet është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes, për të punuar në institucionet akademike, është një kompliment për punën tuaj, për ta mbajtur Ontarion dhe Toronton një hapësirë të hapur për emigrantë të rinj, që nesër bëhen ndoshta ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona. Jam shumë mirënjohës, dhe mezi ju pres të vini një ditë në Tiranë, ku kryeministri ynë ka bërë ndryshime dhe reforma të jashtëzakonshme

Në Ontario jetojnë e punojnë mbi 50 mijë shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë arritur që  punën e tyre ta kthejnë  në histori suksesi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›