E Martë, 3 Nëntor 2026

Prodhimi i patates/ Maliqi me sipërfaqet më të mëdha, vjelja drejt përfundimit

Fermerët e fushës së Maliqit kanë vjelë sasinë më të madhe të patateve ndërsa janë të kënaqur me kërkesën në treg pasi ka nisur dhe shitja e prodhimit

Pavarërisht kushteve të vështira atmosferike që ndikuan në shfaqjen e një sërë sëmundjesh tek kjo kulturë bujqësore, fermerët ia dolën të sigurojnë një prodhim cilësor.

“Vazhdojnë të investojnë në këtë kulturë më makineri bashkëkohore, edhe për të kursyer fuqinë punëtore, pasi ka vështirësi ta sigurosh fuqinë punëtore”, shprehet drejtori i bujqësisë, Arben Dulellari.

Bashkia Maliq shënon numrin më të lartë të sipërfaqeve të mbjella me patate, ku ndër fshatrat më potencialë për prodhimin e saj janë Drithasi, Ormani, Pojani, Nizhaveci, Çërrava, Pirgu e Bulgareci.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›