E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenshkruhet marreveshja qeverisje shumetnike ne Bujanovc

Pas me shume se dy vite negociata dje ne Bujanovc u nenshkrua marreveshja per formimin e nje qeverisje shumetnike.
Sic njofton korrespodenti i agjencise se lajmeve INA marreveshjen e djeshme e nenshkruan kryetari i Partise per veprim Demokratik Riza Halimi kryetari i Komunes se Bujanocit Shaip Kamberi kryetari i Levizjes se Progresit Demokratik Jonuz Musliu kryetari i Unionit Demokratik te Shqiptareve ne Bujanoc Mejdi Zeqiri kryetari i Partise Demokratke - Koalicioni Per Serbine Evropiane - Boris Tadic Sasha Peshic dhe grupit te qytetareve Stojanca Arsic Stojanca Arsic si dhe ministri i Qeverisjes Lokale dhe kryetari i Trupit Koordinues per Presheve Bujanovc dhe Medvegje Milan Markovic.
Marreveshja ne fjale ne radhe te pare do te kontribuoje per zgjedhjen e problemeve te shqiptareve serbeve dhe romeve ne qeverisjen lokale thuhet ne njoftimin qe ka leshuar Trupi Koordinues.
Pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje ministri Markovic deklaroi se zgjerimi i ketij koalicioni eshte mesazh se bashkepunimi eshte kusht themelor per jete normale ne Bujanovc.
Njekohesisht ai ftoi investitoret e huaj per investime ne kete rajon duke thene qe situata politike ne Bujanovc eshte e qendueshme dhe kjo qeverisje ka perkrahje te plote nga qeveria.
Sipas ketij dokumenti partive serbe do tu takojne postet e ndihmeskryetarit te komunes zevendeskryetarit te keshillit komunal tre udheheqes ne administraten komunale drejtorite e farmacive dhe bibliotekes se qytetit zevendesdrejtor i spitalit te qytetit si dhe shume anetare neper keshilla drejtuese te ndermarrjeve komunale.
Zgjedhjet lokale ne Bujanovc jane mbajtur ne pranvere te vitit 2008 ku ne qeverisje lokale jane te perfshira PVD LPD dhe UDSH me 21 keshilltare kurse tani shumica me koalicionin e ri i perben 28 keshilltare dhe ate 13 keshilltare PVD 6 LPD 3 UDSH 3 keshilltare grupimi Stojanca Arsic dhe 3 keshilltare PD.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›