Shqiptarët në Maqedoni, Thaçi: Gjendja e përkeqësuar
TETOVE – “Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni gjate 10 viteve te fundit vazhdon të përkeqësohet”. Kjo u deklarua sot nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas një takimi që zhvilloi në Tetovë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili do të jetë pjesë e ceremonisë së përkujtimit të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferrit.
“Haradinaj shprehu interesim për gjendjen në Maqedoni, për pozicionin e shqiptarëve, unë i dhashe vlerësimet tona dhe gatishmërinë tonë të jemi kontribues, e njoftova që gjendja e shqiptarëve jo që nuk është përmirësuar në këtë 10 vjeçar të fundit, por vazhdon të keqësohet ende më shumë, në aspektin e realizimit të drejtave të tyre fondamentale, si në aspektin e vështirësive ekonomike, ashtu edhe në aspektin e vështirësive sociale”, theksoi Menduh Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se kane biseduar me Thacin per zhvillimet e fundit ne Maqedoni e Kosove.
“Kemi biseduar për zhvillimet e fundit këtu dhe në Kosovë, edhe për një partneritet të vazhdueshëm që e kemi si dy parti të djathta, shqiptare, të konfirmuar me një memorandum bashkëpunimi. Pra është në vazhdën e një bashkëpunimi që kemi pas për të mirën e qytetarëve të dy vendeve”, theksoi Haradinaj.
(er.nu/ina/BalkanWeb)