E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët nisen për Venecia

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 08:54

Artistët shqiptarë janë nisur drejt Venecia’s. Bienalja e Venecias, që është aktiviteti më i madh i artit bashkëkohor, hapet zyrtarisht më 1 qershor.

Në edicionin e 54 të Bienales pavijoni shqiptar bën prezantimin e tij zyrtar në mbrëmjen e dy qershorit. Pesë artistë shqiptarë, të përzgjedhur nga kuratori italian, Riccardo Caldura, do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë aktivitet arti.

Ndërkohë, drejt Venecias udhëtuan Orion Shima dhe Gentian Shkurti - bashkë me komisionerin e pavijonit Parid Teferiçi, ndërkaq tre artistët e tjerë, Anila Rubiku, Driant Zeneli dhe Eltjon Valle tashmë ndodhen në Itali, ngase që të tre jetojnë në Milano.

Ndryshe pjesë e edicionit të 54’t i Bienales, që drejtohet nga Bice Curiger dhe i cili si temë të përgjithshme ka “Ndriçimin e Mendjes” (Ilumination), do të jenë 83 artistë të ftuar nga e gjithë bota.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›