Tavani 138-vjecar Stamati shte i demtuar rende

Rastaurimi i objekteve që do të vendosen në pavionin etnografik në Muzeun Historik ka rezultuar një sfidë e vërtetë për specialistët shqiptarë. Gjendja e objekteve që po i nënshtrohen restaurimit është shumë më e rëndë nga ç’ishte parashikuar. Në një gjendje të tillë është edhe ky tavan 138-vjeçar, i cili vjen nga një familje beratase.
Tavani i gdhendur ka përfaqësuar etnografinë shqiptare në vitin ‘74 në Paris, por ndërhyrjet pa kriter me gozhdë dhe bojëra edhe nga punonjës të monumenteve të asaj kohe, i kanë bërë të pakthyeshme disa vlera.
“Ka dëmtime të bëra nga koha, kalbja e drurit, në gdhendje. Kërkon punë të madhe. Na doli një punë e paparishikuar, pasi nuk e dinim ç’kishte poshtë mbishtresave që kishte tavani. Do duhet mbështetje e madhe financiare”-thotë Frederik Stamati, drejtues i projektit të restaurimit.
Krahas fondeve të pamjaftueshme, restaurimi i objekteve kërkon një numër më të madh specialistësh.
“Ka 6 vjet që kërkoj restaurim. Ka volum të madh pune, duhen të paktën 2 vjet. Kërkon angazhimin e shumë më tepër njerëzve. Me këto mundësi, do kërkojë një kohë shumë të gjatë”-thotë ai.
Tavani prej 25 metrash katrorë është një nga shumë objektet që kanë nevojë për restaurim dhe që kanë përfituar nga një mbështetje financiare e PNUD.
Aurela Papadhima