E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria nuk po respekton vendimin e Kushtetueses

Deputeti socialist Ilir Gjoni akuzoi dje qeverine se po injoron vendimin e Gjykates Kushtetuese per pensionet e ish-ushtarakeve. Sipas tij, qeveria me nje akt normativ kerkon te zhbeje vendimin e kesaj gjykate. "Ajo çka po ndodh keto dite, ku qeveria permes nje akti normativ te pajustifikuar ligjerisht (sqaroj se aktet normative mund te nxirren vetem ne situata te jashtezakonshme), flet qarte per mungesen e kujdesit qe qeveria e Sali Berishes tregon ndaj kesaj shtrese te nderuar te shoqerise shqiptare. Permes aktit normativ, Sali Berisha jo vetem qe cenon te drejtat ekonomike te kesaj shtrese, e cila i ka fituar ato me mund e sakrifica, por edhe te drejtat e tyre ligjore te fituara me vendim te Gjykates Kushtetuese, duke u mohuar nje te drejte themelore, siç eshte e drejta e te jetuarit me dinjitet", u shpreh deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›