Shkarkohet Jovan Cano nga tatimet

DREJTORIA E TATIMEVEshte shkarkuar nga detyra e tij pasditen e se martes Jovan Cano drejtori i drejtorise se Tatim-Paguesve te medhenj. Menjehere ne vendin e tij eshte komanduar Defrim Manoku i cili me pare mbante postin e nen-drejtorit te pergjithshem te tatimeve.
Jovan Cano eshte emeruar ne nje tjeter pozicion ne ate te drejtorit te vleresimit ne drejtorine e pergjithshme. Nuk ka ndonje argument zyrtar nga Drejtoria e Tatimeve por ai vjen ne vazhden e disa ndryshimeve qe kane ndodhur ne administraten tatimore gjate 2 muajve te fundit. Burime jo-zyrtare bejne te ditur se mosmbledhja e te ardhurave ne nivelin e programuar apo te planifikuar ka detyruar kreun e tatimeve te ndermarre disa levizje brenda administrates qe ai drejton. Vetem nje muaj me pare Adem Rrenga drejtor hetimi ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe njeri shume i afert me ministrin Bode u ul ne detyre duke u bere Drejtor borxhi.