E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet norma e interesit

BANKA E SHQIPERISE Te gjithe ata persona qe i kane mbyllur parate e tyre ne banke qe sot do te perfitojne interesa me te uleta. Banka e Shqiperise ka rikthyer ne 5 normen baze te interesit duke e zbritur edhe njehere ate ne nivelin me te ulet historik. Sipas guvernatorit Fullani arsyeja kryesore per kete vendim ka qene bllokimi i parase neper banka si dhe mungesa e likuiditetit. Ulja e normes baze te interesit do te ule leverdine e depozitave dhe qytetaret apo bizneset do ti investojne parate e tyre. Rrjedhimisht do te kete me teper para ne qarkullim dhe ritmet e ekonomise do te pershpejtohen. Gjithashtu edhe stopimi i rritjes se cmimeve gjate 3 muajve te fundit ne nivele te pranueshme ka qene nje arsye. Sipas INSTAT ne muajin e kaluar cmimet e konsumit kane rene deri ne 3.1 nga piku i rritjes i cili shkoi deri ne 4.5 ne muajit e pare te ketij viti. Kjo levizje e Bankes se Shqiperise parashikon qe te rrise qarkullimin e parese duke nxitur investimet dhe konsumin. Ne nje kohe qytetaret dhe biznesi po kalojne kohe te veshtira dhe jane prirur drejt kursimeve duke ulur konsumin dhe investimet Banka e Shqiperise po ben me te leverdishme interesat per te marre kredi. Shiko kroniken video

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›