E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ekzekutohet me armë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë sot në qarkun e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në qytetin e Kukësit ku 48-vjeçari Selman Matmuja është qëlluar për vdekje me armë në lokalin e tij.

Menjëherë autori i ngjarjes është larguar nga vendgjarja por policia ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi Kanan Vesili nga fshati Morinë i Kuksit ndërkohë që kanë nisur edhe kërkimet për kapjen e tij.
 

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 48-vjeçarit Matmuja por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›