Vlorë, kapen 150 kg kanabis, 1 në pranga
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar paraditen e sotme nga policia në portin e Vlorës.
Sipas inforamacioneve policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg kanabis sativa i fshehur në një trajler me targa FR 0089 C dhe ka bërë të mundur edhe arrestimin e drejtuesit të trajlerit Eduart Muçka 32 vjeç nga Vlora.
Sipas burimeve të policisë mësohet se droga e cila ishte e presuar dhe e paketuar mirë është gjetur e fshehur në pjesën ballore të trajlerit e cila ishte salduar më pas për të humbur gjurmët. Mësohet se droga e sekuestruar do të nisej nga porti i Vlorës drejt Italisë.