Dëmtimi i shtyllës, OST: Vijon puna për zëvendësimin e saj

Operatori i Sistemit të Trasmetimit vazhdon punimet për ta vendosur sa më parë shtyllën e re të tensionit të lartë 220 kw në Fushë Krujë. Sipas drejtorit për mirëmbajtjen e rrjetit pranë OST-së Kujtim Qemalli po punohet me intesitet në mënyrë që të vendoset sa më parë shtylla e re. Pritet që punimet të përfundojnë brenda pak ditëve duke eliminuar kështu çdo mundësi të kufizimit të energjisë elektrike si pasojë e dëmtimeve të shtyllës.
Edhe pse në linjën e dëmtuar vazhdon që të punohet sipas Qemallit nuk ka pasur mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Trasmetimit ka përdorur një linjë rezervë për të furnizuar zonat që marrin energji elektrike nga kjo linjë.
Shtylla e tensionit të lartë 220 kw u rrëzua në datën 30 dhjetor si pasojë e vendosjes të një sasie eksplozivi. Kjo shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonat në afërsi të Rinasit ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes.