E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me vitin 2023, duke shkuar në 7.9 milion dalje nga 6.9 që ishte një vit më parë. Ndërsa një pjesë e tyre shkojnë për vizita tek të afërmit e tyre, ekspertët e këtij sektori thonë se ka një trend në rritje të daljeve për arsye turizmi.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Ajo që është për t’u theksuar, është se ka një numër të shtuar të asaj kategorie që kanë shkuar për turizëm. Fluksi i madh gjatë sezonit veror dhe për festat e fundvitit besoj se ka ndikuar shumë.

Aneo Hila, tur operator: Kosto e udhëtimit është ulur në mënyrë drastike dhe kjo ka inkurajuar shqiptarët që të udhëtojnë më shumë. Flasim për destinacionet që marrin shumicën e udhëtarëve shqiptarë janë kryesisht Italia, Greqia, Turqia dhe Spanja.

Jo vetëm për pushime të gjata, por trend janë kthyer udhëtimet e shkurtra për blerje.

Aneo Hila, tur operator: Trendet e reja që në shikojmë janë udhëtimet 1-2 ditore për shopping.

Për të tërhequr si pushues shqiptarët që zgjedhin të ikin jashtë sidomos gjatë verës, sugjerohet kujdes me çmimet.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Disa nga struktruat e jugut aplikojnë çmime shumë të shtrenjta se këto destinacione që kanë shkuar qytetarët tanë.

Aneo Hila, tur operator: Ne duhet të adaptojmë të njëjtën mënyrë, duhen bërë prenotimet e hershme dhe merren ofertat më të mira.

Në një diferencë mes shqiptarëve që kanë dalë nga territori dhe të huajve që kanë hyrë, ka rreth 4 milion më shumë hyrje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›