E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët protestojnë në New York për Luginën

Shqiptarët e Amerikës, sot kanë zhvilluar një protestë përpara selisë së OKB-së në New York.  Nismëtaret e protestës ka qenë shoqata legjendare ‘Vatra” e shqiptarëve të Amerikës dhe të tjera shoqata të komunitetit shqiptar në ShBAFillimisht shoqatat shqiptare u mblodhën më 20 janar, duke shprehur shqetësimin lidhur me diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe duke premtuar se do të lobonin në instancat më të larta amerikane dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndërsa sot, para selisë së OKB-së në New York u mbajt një protestë gjithëpopullore shqiptare në SHBA për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, transmeton Shekulli.online.

“Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Milosheviqit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin iniciativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës”, thuhet në thirrjen e shoqatës “Vatra”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›