Shqiptaret qe hynë ne Historine e Bundesliga

Kujtim Shala ( 15 ndeshje me Fortuna Düsseldorf ) u shpall ne vitin 1995, Mister Bundesliga ( Lojtari me i bukur nr Bundesliga ). Ai deri vitin e kaluar ishte nder me te bukurit. Kurse, tani është Luca Toni i FC Bayern München. Tranjeri i tij, Aleks Ristiq ka thene : " I pamë sherrin nje artikullit te Bild dhe Shala me pas mendjen me shume e kishte neper Boutiqe te Königsalle ne Dusseldorf se sa te Fortuna... "
Mirpo, ne te vertete përgjate atij sezoni, Shala ishte i lënduar dhe pas 15 ndeshjeve iku për ne Bundesliga 2 tek VfB Leipzig.
Shqiptar, tjeter qe është ne historine e Bundesliga- është kavajasi Altin Rraklli që në vitin 1999 shënoj golin e parë ne Bundesliga për Unterhaching. Ne atë sezon Rraklli shënoj 6 gola qe i sollen 18 pikë ekipit nga paralagjia e München dhe Rraklli mori nofken " der Goldene Schütze ( shënuesi i arte ) ". Me 14.08.1993 shënoj golin e parë shqiptar në Bundesliga dhe poashtu po këtë vite suksesin me te madhe qe ka arritur ndonje shiptar deri me tani në Bundesliga. Vendi i tretë me SC Freiburg. Ai deri para tre muajsh ishte shqiptari që shenoj me shumë gola ne Bundesliga, 16 gola. Ai u tejkalua nga Ervin Skela që per momentin ka 19 gola.
Shqiptar tjeter qe u dëshmua në Bundesliga është edhe Rudi Vata ( FC Energie Cottbus ) qe në vitin 2000 u shpall si Mister Body ( futbollist me Trupin me te zhvilluar në Bundesliga) . Vata tregonte se bëtë nga 1000 sit ups ne ditë, ne menyre qe ti forcoj sa me shume muskujt e barkut.
Ne vitin 2001, Nderim Nexhipi ( Hertha BSC ) ishte lojtari me i ri që u aktivizua ne Bundesliga, deri ne vitin 2006- kur debutoi Nuri Shahin i Borussia Dortmund.
Sami Bacaj