E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarri shndërron Dajtin në një “Brazil të vogël”

Dajti, skuadra e katërt kryeqytetase, e që bën pjesë në Kategorinë e Parë, po bën bujë në merkaton verore, kjo falë përpjekejeve e investimeve të presidentit karizmatik Naim Qarri.
Tre lojtarë brazilianë janë prurjet e reja rë Qarrit: mbrojtësi Brashini, mesfushori Toni e sulmuesi Abilio. Por merkato e Dajtit nuk mbetet këtu: Aliu, Xhixha, Llehsi, Gjokea, Blloku, Sinani, Pustina, Mema e Ceka janë prurjet nga kampionatet vendase.
Dajti është një nga pretedentët kryesorë për të dalë në Kagerorinë Superiore, për t'iu bashkangjitur kështu Tiranës, Partizanit e Dinamos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›