E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll: VfL Osnabruck-Prishtina 5:0

Ftmir Bytyci (Prishtinë, 4 gusht)- Kampionia e Kosovës në Futboll, Prishtina, ka humbur 5:0, ndeshjen e katërt miqësor ndërkombëtare kundër VfL Osnabruck, të dielën në Gjermani. Kryeqytetasit të cilët në këtë vit në tri takimet e mëhershme ndërkombëtare kanë treguar paraqitje shumë të mira, ndërkohë në takimin përballë VfL Osnabruck nuk ia dolën ta mbajnë serinë e rezultateve pozitive në arenën ndërkombëtare. Të kujtojmë se VfL Osnabruck, është anëtar i Bundesliges 2 dhe se, në fund të edicionit të kaluar kjo skuadër është renditur në pozitën e 12. "Bardhëkaltrit" nga kryeqyteti i shtetit më të ri në botë, Kosovës, në tri takimet e zhvilluar më parë kanë arritur dy fitore duke mundur Kicker Offenbahu 2:1 dhe Winterthur më të njëjtin rezultat, ndërkaq në ndeshjen e tretë Prishtina ka luajtur baras 2:2 me Shauffausen.
Kryetrajneri i skuadrës së Prishtinës, Afrim Tovërlani pas humbjes ndaj VfL Osnabruck, për webfaqen "Prishtinafc.com", është se humbja si rrjedhoje e gabimeve elementare në fazën e mbrojtjes.
"Humbja ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve elementare të mbrojtjes sonë. Ka ndikuar shumë mungesa e ndeshjeve përgatitore", ka thënë Tovërlani, i cili ka shtuar se "skuadra vendëse po thuajse ka shënuar nga cdo rast, kurse ne nuk i shfytëzuam që i krijuam".
"Ky rezultat nuk është pasqyrë reale e ndeshjes së zhvilluar nga ana jonë", ka thënë tekniku i Prishtinës, Afrim Tovërlani.
SCB Viktoria Koln sfida e radhës e Prishtinës
Të martën skuadra e kampione e Kosovës, Prishtina do të sfidohet nga SCB Viktoria Koln, një tjetër skuadër gjermane. Kjo ndeshje e cila do të jetë e pesta ndeshje miqësor ndërkombëtare brenda këtij viti do të zhvillohet në Koln dhe nis në orën 18:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›