E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, rekordmenë për krime në Greqi

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj që jeton në Greqi, prej vitit 1992. Por prej viti 1998, shqiptarët janë gjithashtu të parët sa u takon numrit të krimeve që kryhen çdo vit në vendin fqinj nga emigrantët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Agimit të Artë, Elijah Panayiotaros, Ministria e Mbrojtës së Qytetarëve ka publikuar tabelën e numrit të krimeve që janë kryer nga shtetasit e huaj në Greqi.

Nga viti 1998 deri në 2012, rezulton se, shqiptarët kanë kryer mbi 3 mijë krime çdo vit. Mediet greke raportojnë se krimet e kryera nga shqiptarët shpesh kanë tronditur opinionin publik, raporton shekulli.

Pas shqiptarëve, vijnë emigrantët nga Rumania, Bullgaria dhe Rusia. Ndërsa prej vitit 2005, janë rritur ndjeshëm krimet e kryera nga irakenët dhe pakistanezët./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›