"Shqiptarët s’janë delja e zezë e drogës"
Ministri i Brend-shëm, Bujar Nishani, reagoi dje lidhur me raportin e OKB-së për trafiqet e paligjshme në Shqipëri.
Nishani tha se tendencat e ndryshme kriminale në Shqipëri, kanë ardhur duke u ulur në mënyrë progresive nga viti në vit. Ministri tha se është shënuar rënie edhe për krimet e kryera nga shqiptarët në perëndim ndërsa kanë rënë rastet e përfshirjes së tyre në vepra penale. Për kundër raportit të OKB-së për trafiqet, Nishani mori në referencë raportin e BE-së, për të njëjtën çështje. Sipas ministrit Nishani, sasia e drogës e kapur nga vendet fqinje me Shqipërinë pasi narkotiku ka kaluar në vendin tonë, është disa herë më e vogël se shifrat e viteve të kaluara, matur kjo për 100 mijë banorë. Në vitet 2006-2007, sipas Nishanit, treguesi i vrasjeve për 100 mijë banorë ka qenë në 2.5. Ndërsa në vitet 2001-2003, kjo shifër ka qenë sipas Nishanit në 6 vrasje për 100 mijë banorë. Ministri tha se, ky tregues ilustron faktin se Shqipëria ka një ritëm nën mesataren e BE-së për sa i përket krimit të vrasjes. Po kështu sipas Nishanit, edhe statistikat lidhur me bllokimin e heroinës kanë pësuar ulje në mënyrë të ndjeshme, ndërsa më mirë se Shqipëria paraqitet vetëm Kroacia nga vendet e rajonit. "Ato grupe që ekzistojnë janë goditur dhe do të vazhdojnë të goditen kudo nga strukturat e zbatimit të ligjit, por ne duhet të përcjellim me realizëm sesi është e vërteta. Shqiptarët nuk janë kryesorët në trafikun e narkotikëve, nuk përbëjnë rrezikun kryesor", shtoi Nishani në deklaratën e tij. Për sa i përket trafikimit të femrave për qëllime prostitucioni dhe fëmijëve, ministri Nishani pohoi se, deri në 2003 numri i femrave të trafikuara nga Shqipëria në Itali ishte rreth 15 për qind, në fund të 2006 ky numër ka zbritur në 2 për qind. Reagimi i kreut të Ministrisë së Brendshme erdhi pas publikimit të raportit të OKB-së mbi trafiqet ku Shqipëria renditej në pjesën e zezë të listës.
Burgjet
Gazmend Dibra, kreu i Burgjeve shqiptare reagoi ashpër dje ndaj raportit të fundit të "Amnesty International", i cili ka adresuar kritika të forta për sistemin e burgjeve në Shqipëri, lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kushteve të këqija nga mbipopullimi në qeli. Kreu i Burgjeve pohoi se të dhënat të cilave iu është referuar "Amnesty International", i përkasin marsit të vitit 2006, pasi, sipas tij aktualisht situata në burgje është përmirësuar ndjeshëm. Në raportin vjetor, të bërë publik vetëm pak ditë më parë, ai sqaron se i referohet disa inspektimeve të bëra vitin e kaluar, ku dhe është konstatuar se kapaciteti i burgjeve shqiptare është vetëm 4600 persona, por aty mbahen 1172 të dënuar më tepër se standardet. Dibra vijoi se, me kalimin e sistemit të paraburgimit në vitin 2007 në varësi të Ministrisë së Drejtësisë trajtimi i të arrestuarve ka ndryshuar dhe deri më sot nuk disponohen të dhëna se ata keqtrajtohen. Më tej ai tha se, brenda muajit qershor do nisë funksioni i burgut të Krujës dhe Korçës me kapacitet 350 vende. Gjatë konferencës së djeshme Dibra pranoi vetëm faktin se kushtet në burgun e Burrelit janë të këqija dhe se po merren masa për ndryshimin e tyre. Për sa i përket dhunës në burgje, Dibra e mohoi këtë fakt, megjithëse nëpër media pak ditë më parë janë raportuar mjaft raste të tilla, që shpeshherë kanë qenë ekstreme saqë kanë nxitur protesta masive në radhët e të burgosurve. d.b/f.m