Velipoja, bregdeti me fytyrë të re
Sezoni turistik i këtij viti do t'u prezantojë pushuesve të shumtë vendas por edhe turistëve të huaj, një Velipojë me pamje krejt ndryshe.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Kështu është shprehur në prag të fillimit të sezonit turistik, kryekomunari Nikoll Marku. Pushues vendas apo turistë që do të ndalin hapin në Velipojë, qoftë edhe për pak kohë, do të befasohen me pamjen e saj të re. Rreth 120 mijë turistë mendohet se do të prekin këtë verë rërën e plazhit shqiptar të fundit në Adriatik. Dhjetëra ndërtime pa leje që dikur zinin qendrën e këtij plazhi apo dhe deri buzë detit, tashmë janë rrafshuar përtokë nga fadromat e ndërtimorëve. Prej disa muajsh, kjo komunë, mjaft e preferuar për resurset e saj natyrore është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi. Kioskat dhe ndërtesat njëkatëshe të ngritura jashtë çdo parametri apo në kundërshtim me masterplanin e këtij plazhi janë shembur prej kohësh dhe në vend të tyre janë duke u ndërtuar komplekse pallatesh në përputhje të plotë me atë çfarë parashikon plani i urbanistikës. "Gjatë një viti kemi prishur rreth 200 ndërtime pa leje në qendër të plazhit të Velipojës dhe kemi krijuar një hapësirë të madhe prej 30 hektarësh, ku deti tashmë mund të shikohet nga rruga", pohon Marku. Ndërkohë që po bëhen investime në rrugë, drejtuesit lokalë i kanë dhënë prioritet dhe ngritjes së sipërfaqeve të gjelbëruara, të cilat në kompleks me gjithë investimet e tjera do krijojnë një ambient komod për pushuesit e shumtë. Nuk janë lënë në harresë as dhe problemet e mëparshme që kanë të bëjnë me furnizimin përgjatë 24 orëve me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm, si dhe ndërtimi i shkollave dhe qendrave shëndetësore.
Sipas kryekomunarit Marku, gjithçka po ecën sipas masterplanit të vitit 2003, ku janë prishur një pjesë e mirë e ndërtimeve pa leje, të cilat pengonin zbatimin e këtij plani, ndërkohë që pjesa e mbetur do të vazhdojë të prishet në muajin shtator me mbarimin e sezonit të plazhit. "Kemi hasur në pengesa të mëdha. Kemi pasur kërcënime deri dhe me jetë nga telefonata të ndryshme, por nuk jemi ndalur dhe nuk do ndalemi. Dikush duhej ta merrte përsipër rrezikun, pasi ka plot 15 vite që Velipoja po rrezikonte të kthehej në një Bathore të dytë. Tashmë ajo kohë iku dhe Velipoja po merr pamjen e një qyteze bashkëkohore turistike", thekson kryekomunari. "Qëllimi ynë është që plazhi i Velipojës të jetë një ndër më të mirët në vendin tonë, pasi nuk i mungojnë kushtet gjeografike". Megjithatë, tani që sezoni është në prag të fillimit, mbeturinat e ndërtimeve pa leje janë pika më e dobët për plazhin e Velipojës. "Prishja e ndërtimeve pa leje në Velipojë ka bërë që aktualisht të kemi një tjetër shqetësim, largimin e këtyre mbeturinave. Komuna e Velipojës nuk i ka mundësitë për të bërë pastrimin e zonës, pasi bëhet fjalë për sasi të mëdha inertesh, janë më shumë se 700 metër kub mbetje inerte, të cilat duhet të largohen patjetër sa më shpejt. Jemi në nisje të sezonit turistik dhe duhet të ndërhyhet patjetër", apelon Marku. Në këto kushte komuna e Velipojës i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes pasi vetëm ushtria mund të bëjë këtë zhvendosje mbeturinash inerte. Pamja që ka marrë sot Velipoja, i ngjason një bregdeti të virgjër ende të pazbuluar nga guida turistike. Rëra e pastër, me jod dhe uji i detit mjaft i pastër, i japin kësaj zone jo vetëm vlera të rralla turistike, por dhe kurative. Ndër investimet kryesore janë rikonstruksioni i shëtitores së qendrës së plazhit, në të cilën po punohet me ritme të shpejta. Po kështu po punohet dhe në përfundimin e 2 urave me dy kalime, në rrugën që të çon në plazh, pranë fshatit Baks, ndërsa ka përfunduar rruga e Vilunit me të gjithë parametrat e duhur. Investimet kapin një shifër prej 1.2 milion eurosh të dhëna nga qeveria shqiptare, dhe një pjesë e tyre do përfundojnë deri në fund të këtij viti. Për sa i përket pastrimit të plazhit, kreu i komunës Marku u shpreh se, puna ka nisur që nga 15 maji dhe do të vazhdojë deri më 15 shtator. "Për pastrimin do të punojnë dy kompani, për të cilat janë planifikuar 50.000 euro”.
Policët, "baywatch" nëpër plazhe në ndihmë të pushuesve
VLORE/ LUSHNJE - Sezoni turistik ka çuar dje në plazhet e Vlorës e Divjakës zv.ministrin e Brendshëm dhe kreun e Policisë së Shtetit. Në takime me drejtuesit lokalë të policisë dhe uniformat blu u është kërkuar angazhim total në shërbime dhe vëmendje gjatë sezonit turistik, për t'u ardhur në ndihmë pushuesve që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër se çdo vit tjetër. Si mangësi në postën kufitare të Divjakës, është parë mungesa e një ekipi të specializuar për rastet e vështirësive në det nga pushuesit apo rastet më ekstreme, të mbytjeve. "Ne do të bëjmë punën tonë të jemi të gatshëm dhe të disponueshëm në çdo moment. Nuk do të bëjmë si 'Bayëatch', por do të bëjmë punën tonë më së miri", u shpreh zv.ministri Gent Strazimiri. Vitin e shkuar u shënuan 5 raste mbytjeje dhe shqetësimi i pushuesve ka qenë evident për mungesën e burimeve njerëzore në rastet e vështirësive në det. Në qytetin e Vlorës është pohuar prej drejtuesve të policisë se është përgatitur plani i masave për mbikëqyrjen e gjithë zonës turistike gjatë stinës së verës. Zv.ministri pohoi se në buxhetin e Ministrisë së Brendshme është një fond i miratuar për pagimin e orëve shtesë të efektivave të policisë, të cilët do të angazhohen me shërbime të gjata, si në rastin e mbarëvajtjes së sezonit, në aksionin antidrogë etj. m.r/q.b
Bizhga: Komunat e PD-së, turizëm me gropa septike
DURRES - Partia Socialiste e Durrësit ka fokusuar në konferencën e saj të radhës sezonin turistik. Sipas opozitës, sezoni veror paraprihet nga një neglizhencë deri në absurditet, përsa i përket institucioneve të qeverisë dhe të qarkut. Kryetari Gazmir Bizhga ka kritikuar njësitë vendore të qarkut të Durrësit që shtrihen në bregdet si Rrashbulli, Ishmi, Thumana dhe Sukthi. "Qarku Durrës-Krujë, ka 61.8 km vijë bregdetare, nga të cilat vetëm 7 kilometra i përkasin territorit të Bashkisë së Durrësit. Pjesa tjetër e bregdetit, e cila administrohet nga forcat e djathta nuk po investon asnjë qindarkë për turizmin", u shpreh kryetari i selisë rozë. Sipas socialistëve, qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për mbarëvajtjen e sezonit turistik në qark. "Përveç angazhimit të Bashkisë së Durrësit për të rehabilituar dhe sistemuar vijën bregdetare dhe dezinfektuar atë, duke akorduar një fond prej 17 milionë lekësh për këtë sezon dhe angazhimit total i të gjithë logjistikës disponuese për krijimin e kushteve optimale për një sezon të mirë pushues, asnjë prej 5 njësive të tjera vendore me drejtues të PD-së nuk ka miratuar as edhe një fond të vetëm apo të ketë marrë ndonjë masë për përgatitjen për pushim të vijës bregdetare", u shpreh Bizhga. Kryesocialisti durrsak është ndalur edhe te vështirësitë e furnizimit të plazheve me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Sipas informacioneve të selisë rozë në Durrës, shumë aktivitete ushqimore dhe hotelerie kryhen me ujë pusi, jashtë çdo standardi të higjienës dhe shëndetit. "Pjesa e plazhit Plepa-Golem vazhdon të furnizohet primitivisht me ujë të ndotur pusesh, ndërkohë që ka tre vite që ndërtimi i turizmit në këtë zonë (komuna Rrashbull) kryhet me gropa septike për mungesë të investimit në kanalizime të ujërave të zeza", deklaroi Bizhga. Sipas tij, Kepi i Palit, fshati Bishtkamëz, grykëderdhja e Erzenit, gjiri i Lalzit etj., janë kthyer në vendgrumbullime plehrash. Një pikë tjetër e konferencës për shtyp ishte edhe mungesa e shërbimit ambulator shëndetësor në plazhet e qarkut të Durrësit. o.u