Shqiptari-Rusi, marrëveshje për pastrimin e të ardhurave nga krimi
09/12/2009 Zhvillohet në Moskë mbledhja e sesionit të VI-të të Komisionit Ndërqeveritar
Shqipëria dhe Rusia do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën ekonomike. Në fillim të muajit dhjetor u zhvillua në Moskë mbledhja e sesionit të VI-t të Komisionit Ndërqeveritar Shqiptaro-Rus për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor. Gjatë këtij takimi kryetarët e delegacioneve nënshkruan protokollin e bashkëpunimit dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e veprimit ndaj pastrimit të të ardhurave nga krimi dhe financimit të terrorizmit. Kjo marrëveshje u lidh mes Drejtorisë së përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave të Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit Federal të Monitorimit Financiar të Federatës Ruse. Ndërkaq, palët firmosën edhe memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e standardizimit ndërmjet Drejtorisë së përgjithshme të Standardeve të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Federale të Rregullimit Teknik dhe Metrologjisë të Federatës Ruse. Palët u angazhuan të bashkëpunojnë në degët e ndryshme të ekonomisë si energjetika, industria, transporti, turizmi dhe financat dhe se do të inkurajojnë të gjithë aktorët në nivele nacionale dhe lokale për të mbështetur këtë bashkëpunim. Për palën shqiptare mbledhja u kryesua nga zëvendësministri i Ekonomisë, Leonard Beqiri, dhe për palën ruse nga drejtori i Agjencisë Federale për Rregullimin Teknik dhe Metrologjinë Grigorij Iosifoviç Elkin. Palët shkëmbyen informacione rreth bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve për vitin 2008 dhe 2009, prezantuan dhe u njohën me instrumentet dhe politikat respektive për promovimin e eksporteve, nxitjen e investimeve te huaja direkte, promovimin e turizmit dhe u angazhuan të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në këtë drejtim. Palët vlerësuan hapat e ndërmarra për institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve homologe në fushën e standardizimit dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Komisioni shqyrtoi çështje lidhur me bashkëpunimin në degët prioritare të ekonomisë, energjetikë dhe industri, transport, turizëm, bashkëpunim në fushën bankare, atë të financave dhe kredive, në fushën e standardizimit, bashkëpunimin në fushën e doganave, bashkëpunimin midis Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Rusisë dhe Shqipërisë, mbi marrëveshjen ndërdikasteriale për bashkëpunimin në luftën kundër trafikut ilegal të lëndëve narkotike.