Vlorë, hidhet sardele në breg të detit
09/12/2009 Ndotet së tepërmi zona e Zvërnecit, burim ndonjë anije peshkimi
VLORE- Një sasi e madhe peshku e llojit sardele është hedhur në anë të detit në zonën e Zvërnecit. Sasia është e madhe dhe shkon në disa kuintal, ndërsa është hedhur së bashku me paketimet prej shkume që përdoren për t’i shitur ose për t’u grumbulluar prej peshkatarëve. Së bashku me peshkun është hedhur dhe një sasi mbeturinash të ndryshme kryesisht plastike. Sipas peshkatarëve, kjo sasi mund të jetë hedhur nga ndonjë prej anijeve të peshkimit, të cilat ankorohen në këtë zonë pasi vendi ku është hedhur sasia e peshkut është vetëm pak metra larg portit të anijeve të peshkimit, por transportimi deri në këtë vend është bërë nëpërmjet automjeteve. Nuk dihet ende arsyeja e hedhjes së peshkut apo personat që e kanë hedhur, por sipas peshkatarëve rreziku për t’u marrë nga njerëz të ndryshëm është i madh, pasi sasia e cila është e padëmtuar mund të hidhet për shitje në treg ose mund të përdoret nga familje të varfra për t’u konsumuar. Kjo është hera e parë që një sasi kaq e madhe hidhet kaq shkujdesur në këtë zonë, pasi zakonisht sasitë që hidhen prej dyqaneve të peshkut apo anijeve hidhen në pyllin e sodës ose në vendhedhjen e mbeturinave.