E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari, akuzë për terrorizëm

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 22:05

Një shqiptar Agron Hasbajrami 27 vjeç nga New York-u është akuzuar sot nga drejtësia amerikane për mbështetje të terrorizmit.

Ai akuzohet për dhënie të mbështetjes materiale për një grup terrorist dhe u arrestua më herët gjatë javës derisa tentoi të marrë një aeroplan për të shkuar në Pakistan për të luftuar me një organizatë xhihadiste, ka thënë një prokuror.

Prokurori federal në Brooklyn tha se Hasbajrami shpresonte të vdiste si martir në Pakistan dhe dërgoi më shumë se 1000 dollarë tek një indidiv që ishte pjesë e një grupi xhihadist në Pakistan.

Hasbajrami që erdhi në SHBA në shkurt 2008 u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar JFK të martën, ku kishte marrë një biletë njëdrejtimshe për në Turqi, me shpresën për të shkuar më pas në Pakistan.

Prokurori tha se Agroni nisi të dërgojë para për grupe xhihadiste në vitin 2010 dhe i tha një individi se dëshironte të ‘martohej me vajzën e ëndrrave në parajsë’, një retorikë xhihadiste për ata që duan të vdesin si martir.

Ai mund të dënohet deri më 15 vjet burgim, por rasti i tij nuk lidhet me kërcënimet për sulme terroriste në përvjetorin e 11 shtatorit, të dielën.(IO)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›