Gaboni njeh Kosovën

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 10:22
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.
"Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti. Gjatë ditës do të informoheni me detajet", thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit.