E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë edhe 'elektrokosmetët'

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 11:29

Dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten te ura mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Marshi protestues i elektrokosmetëve ka nisur nga ndërtesa e kopanise deri tek ura mbi lumin Ibër, ku janë ndalur për disa minuta.

Ata kanë mbajtur flamuj serb dhe pankarta me mbishkrime “Ne nuk jemi institucione paralele”, “Kosova është Serbia”, dhe parulla tjera të kësaj natyre ekstremiste dhe kundër autoriteteve të Prishtinës.

Pas qëndrimit 10 minutësh në urën e lumit Ibër, protestuesit janë kthyer në objektin e Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet”.

Dihet se funksioni i paligjshëm i kësaj kompanie i ka shkaktuar humbje miliona euro buxhetit të Kosovës. “Elektrokosmet” ka mbledhur faturat edhe për energjinë që jep për banorët e veriut Korporata Energjetike e Kosovës. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›