Vodhi katër thasë me barna

Pas grumbullimit të informatave dhe hetimeve intensive, policia në Kaçanik ka ka arrestuar, Bujar D. (33 vjeç), i dyshuar se e ka kryer veprën penale të ‘Vjedhjes së rëndë’, një ditë më parë, në barnatoren “Rigoni” në Kaçanik. Me atë rast janë vjedhur një sasi e barnave të ndryshme si dhe 150 euro para të gatshme.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari e ka pranuar se vjedhjen e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili sot është sjellë në lokalet e policisë dhe është duke u intervistuar, raporton qik.
Tek i dyshuari, gjatë bastisjes së shtëpisë, janë gjetur edhe prova materiale: katër thasë me barna të ndryshme në vlerë prej rreth 3.500 euro.Me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalesës policore deri në kompletimin e lëndës./Indeksonline/