E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari i Renesancës, imazhi që “befasoi” Londrën

Artet Pamore/Kurioziteti londinez mbi portretin shqiptar të vitit 1535

Në ekspozitën “Renaissance Faces: Van Eyck to Titian”, që këto ditë është e hapur në “National Gallery” të Londrës, ndër të tjera prezantohet edhe tabloja “Portret burri”, që ka për autor piktorin italian, Lorenzo Lotto. Ky portret është “condottiere” (mercenar) shqiptar me emrin Merkur Bua (Mercurio Bua). Piktura e krijuar rreth vitit 1535 paraqet portretin e një mesoburri melankolik, të cilit i ka vdekur gruaja (ndoshta gjatë lindjes), simbolizuar me dy unaza në gishtin e vogël të dorës së majtë, kurse dora e djathtë e tij qëndron mbi një kafkë të vogël mbuluar me trëndafila, simbol i izolimit fatal. Kjo ekspozitë ka zgjuar interesim të madh, çdo ditë vizitohet nga mijëra adhurues të artit dhe do të jetë e hapur deri më 18 janar 2009

Një mesoburrë melankolik, me dy unaza në gishtin e vogël të dorës së majtë, kurse dora e djathtë qëndron mbi një kafkë të vogël mbuluar me trëndafila, - simbol i një izolimi fatal - ka mbishkrimin “Portret burri”. Është gati histori ekzotike e lexuar deri këtu, për të tërhequr një publik si ai londinez, i krijuar në stilin klasik. Faktit që kjo pikturë vjen nga Italia i shtohen edhe dy elementë ekzistencialë, siç është data e krijimit dhe origjina e portretit të burrit në tablo.

Në ekspozitën “Renaissance Faces: Van Eyck to Titian” që këto ditë është e hapur në “National Gallery” të Londrës, ndër të tjera prezantohet edhe tabloja që folëm më lart, që ka për autor piktorin italian, Lorenzo Lotto. Ky portret është “condottiere” (mercenar) shqiptar me emrin Merkur Bua (Mercurio Bua).

Piktura e krijuar rreth vitit 1535 paraqet portretin e një mesoburri melankolik, të cilit i ka vdekur gruaja (ndoshta gjatë lindjes), simbolizuar me dy unaza në gishtin e vogël të dorës së majtë, kurse dora e djathtë e tij qëndron mbi një kafkë të vogël mbuluar me trëndafila, simbol i izolimit fatal.

Kjo pikturë është sjellë nga Roma enkas për këtë ekspozitë dhe atje është e ekspozuar në galerinë “Borghese”, në dhomën 12, ku ka një vend të përhershëm. Kjo ekspozitë ka zgjuar interesim të madh, çdo ditë vizitohet nga mijëra adhurues të artit dhe do të jetë e hapur deri më 18 janar 2009.

Mercurio Bua (Merkur Bua), biografi e shkurtër

Rrjedh nga një familje e vjetër aristokrate shqiptare, e asaj të Gjin Bua Shpatës, princit të Epirit. Kjo familje, ndër ta Pal Bua Sklepa, luftoi kundër turqve në More (Greqi e sotme). Më vonë pjesëtarë të kësaj familjeje emigruan në Itali ku ndër ta, Merkuri, filloi të punonte si mercenar (stratiot) për mbretër dhe princa të ndryshëm të Evropës.

Ai emigroi në Venedik pas vdekjes së babait të tij, Pjetrit, rreth vitit 1493 dhe ndërroi emrin e tij nga “Maurikos” në “Mercurio”. Pas kësaj, ai u inkuadrua si mercenarë (stradiotto, condottiere) në shumë kampanja duke filluar që në vitin 1495. Ai luftoi edhe për Papën Juliusi II kundër Bentivoglio-s dhe gjatë një periudhe ishte komandant i rreth 300 stratiotëve, shumica prej tyre shqiptarë.

Edhe pse po bënte një jetë të suksesshme në Itali, ai nuk e kishte harruar Morenë. Pasi që turqit lëshuan përkohësisht Korfuzin në vitin 1537, ai u mundua pa sukses të bindte Venedikun që të ndihmonte një kryengritje në këtë tokë shqiptare. Ai vdes në Treviso të Italisë në 1542.

Stratiotët (ital. stradiotti)

Stratiotët ishin mercenarë me prejardhje shqiptare, greke dhe dalmatine që formuan njësitet kalorësiake të Republikës së Venedikut dhe të Mbretërisë së Napolit në shekujt 15 dhe 16. Sipas regjistrave të vjetër, 80% e emrave të stratiotëve ishin me prejardhje shqiptare.

Për shkak se shumica prej tyre ishin arvanitasë nga Morea, ish-tokë shqiptare në Greqi, ata shpesh gabimisht përshkruhen si grekë.

Venedikasit së pari i përdorën ata në kampanjat e tyre kundër otomanëve dhe duke filluar nga viti 1475 ata pothuajse u bënë kalorësia kryesore e Venedikut.

Të impresionuar me trimërinë e tyre, taktikat godit-dhe-ik, shpejtësitë e manovrimit; fuqi të tjera evropiane filluan t’i punësojnë ata si mercenarë.

Rreth shekullit XVI kur edhe filluan të përdoren teknologji të reja në armatim, nuk kishte nevojë për stratiotë dhe gradualisht kërkesa për ta u shua.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›