E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi, Autoriteti i Konkurrencës dëgjon zërin e grosistëve të naftës

Hetimi/Autoriteti i Konkurrencës nis seancat dëgjimore me ndërmarrjet kryesore në tregun e karburanteve

Pak kohë pasi nisi hetimin mbi abuzimet në tregun e karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur të dëgjojë zërin e tregtarëve të karburanteve. Ky autoritet përfundoi disa ditë më parë raportin mbi hetimin e thelluar në tregun e karburanteve dhe konkludoi se vihen re kufizime të konkurrencës në treg, si pasojë e sjelljes së koordinuar mes grosistëve dhe tregtarëve me pakicë. Dje autoriteti nisi seancat dëgjimore me grosistët e naftës, me dyer të mbyllura, lidhur me abuzimet e konstatuara gjatë hetimit në këtë treg. Në rast se konstatohet shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorët, ndaj kompanive do të aplikohen gjoba

Autoriteti i Konkurrencës ka filluar procesin e dëgjimit të ndërmarrjeve kryesore në tregun e karburanteve. Këto seanca janë kryer pas përfundimit të raportit të ndërmjetëm të Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës “Mbi Hetimin e Thelluar në Tregun e Karburanteve”, ku konkludohej se vihen re kufizime të konkurrencës në treg, si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë.

Në seancat dëgjimore të zhvilluara dje u paraqitën dy ndërmarrje, ndërsa një ndërmarrje nuk u paraqit. Gjatë muajit janar do të zhvillohen edhe seancat dëgjimore me ndërmarrjet e tjera, të cilat sipas procedurave ligjore kërkuan shtyrje të seancës. Me përfundimin e të gjitha seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, Komisioni i Konkurrencës do të marrë vendimet përkatëse në bazë të ligjit nr. 9121, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Dje autoriteti nisi seancat dëgjimore me grosistët e naftës me dyer të mbyllura lidhur me abuzimet e konstatuara gjatë hetimit në këtë treg. Në rast se konstatohet shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorët, ndaj kompanive do të aplikohen gjoba. Gjatë kësaj seance që është zhvilluar me dyer të mbyllura, është diskutuar mbi abuzimet e konstatuara në hetimin e thelluar mbi këtë treg. Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se grosistët e karburanteve bëjnë marrëveshje me tregtarët e pakicës për të fiksuar çmime të larta që rëndojnë mbi konsumatorët. Autoriteti i Konkurrencës do të zhvillojë disa seanca dëgjimore me kompanitë importuese të karburanteve, proces ky që pritet të përfundojë brenda janarit. Mësohet se seancat dëgjimore do të zhvillohen me 8 operatorët më të rëndësishëm të këtij tregu dhe pasi të dëgjohen edhe argumentet e tyre, Autoriteti i Konkurrencës s’do të marrë vendimet përkatëse. Në rast se konstatohet shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ndaj kompanive do të aplikohen gjoba që shkojnë deri në 10 për qind të xhiros vjetore. Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar më 16 dhjetor 2008 raportin e ndërmjetëm “Mbi Hetimin e Thelluar në Tregun e Karburanteve”. Raporti konkludon se vihen re kufizime të konkurrencës në treg si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore, që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë. Në mbështetje të nenit 39 të ligjit nr. 9121 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe Kodit të Procedurave Administrative, Autoriteti i Konkurrencës ka ftuar ndërmarrjet nën hetim të tërheqin një kopje të raportit dhe të paraqesin pretendimet e tyre në seancën dëgjimore të datës 26.12.2008. Pas përfundimit të seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, të cilat filluan dje, Komisioni i Konkurrencës do të vendosë me objektivitet nëse ka pasur apo jo shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, duke marrë vendimet përkatëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›