Posta Shqiptare,shpërndan mbi 300 mijë shpërblime në 4 ditë
Somario
Posta Shqiptare sqaron se pensionistët që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta marrin atë kur të marrin pensionin gjatë ditëve të para të janarit
Prej disa ditësh, pensionistët në mbarë kanë filluar të tërheqin shpërblimet të dhëna nga qeveria me rastin e festave të fundvitit. Çdo pensionisti i është shërbyer falas nga zyrat e postare tërheqja e shpërblimit. 300 mijë shpërblime janë shpërndarë në kohë rekord në zyrat postare në harkun e 4 ditëve. Me një mesatare në shpërndarje me rreth 80 mijë shpërblime në ditë punonjësit e sporteleve kanë mundur që, bazuar mbi grafikun e ISSH-së, të shmangin radhët dhe presin deri në orët e vona pensionistët për të tërhequr shpërblimin qeveritar prej 5 mijë lekësh. Për këtë Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, në bashkëpunim me filialet, ka marrë të gjitha masat dhe ka organizuar punën në të gjitha nivelet për një ecuri normale të procesit te pagesës së shpërblimit të pensionisteve për Vitin e Ri. Zyrtarisht, bazuar në grafikun e ISSH-së që nga e marta më 23 dhjetor të gjitha zyrat postare të caktuara për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve kanë filluar punën normalisht për t’i shërbyer moshës së tretë. Deri sot janë shpërndarë në një situatë normale mbi 300 mijë shpërblime ose 60 për qind e totalit. Duhet theksuar fakti që Posta Shqiptare është e angazhuar që t’u dërgojë falas në shtëpi shpërblimin prej afro 100 mijë pensionistësh që kanë aplikuar për marrjen e pensionit në shtëpitë e tyre.
Grafiku i shpërndarjes:
23 dhjetor dhe datat 1, 2 dhe 3 dhjetor
24 dhjetor dhe datat 4, 5 dhe 6 dhjetor
25 dhjetor, dhe datat 7, 8 dhe 9 dhjetor
26 dhjetor dhe datat 10, 11 dhe 12 dhjetor
27 dhjetor dhe datat 13,14 dhe 15 dhjetor
28 dhjetor dhe datat 16, 17 dhe 18 dhjetor
29 dhjetor dhe datat 19 dhe 20 dhjetor
30 dhjetor dhe datat 21 dhe 22 dhjetor
31 dhjetor