E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari i arrestuar në Amerikë pranon lidhjen me xhihadin

Shqiptari nga Kosova i arrestuar një javë më parë në Aeroportin e Nju Jorkut ka pranuar se ai ishte i lidhur me xhihadin dhe planifikonte bashkëngjitjen me këtë grup terrorist.
27 vjeçari, Agron Hasbajrami që po jetonte në Brooklyn të Nju Jorkut ka pranuar para gjykatës njujorkeze se ishte pjesëtar i grupeve radikale dhe se kishte dërguar mbi 1000 dollarë një organizate radikale islamike në formë të ndihmës për mbështetjen e detyrave të saj, informon agjencia e lajmeve INA.

Ai ka pranuar para gjykatës së dëshironte ti bashkëngjitej grupeve terroriste që vepronin nën petkun e islamit për të mbështetur xhihadin, ngasë ai ka shpjeguar se kjo ishte rruga më e mirë për jetën e tij në botën e amshuar.

FBI kishte kontrolluar banesën e  tij dhe kishte sjellë para Gjykatës faktet, mbi të cilat Agroni ka vërtetuar se ato fakte janë të vërteta.

Në kompjuterin e tij është gjetur informata me udhëzime nga Grupi islamik, i cili kishte shpjeguar se duhet të organizoj vet shpenzimet e udhëtimit si dhe paratë për të blerë një armë. Po ashtu është gjetur një udhëzim mbi fluturimin e tij të sigurt për në Pakistan, ku në udhëzim iu është thënë të merr fluturimin nga USA për në Turqi, ndërsa nga Turqia të përdor trajektin dhe autobusin.

Ai u arrestua të martën e kaluar në Aeroportin Kennedy International derisa kishte rezervuar fluturimin për në Stamboll.  Hasbajrami nuk është i lidhur me kërcënimet e mundshme të terrorizmit të drejtuara ndaj Nju Jorkut në shënimin e përvjetorit të 10 të sulmeve terroriste. Hasbajrami tha se kishte anuluar një udhëtim nga Newark Liberty International Airport në gusht nga dyshimi se ai mund të jetë zbuluar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›