E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miami në epërsi, Memphis në finale

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 20:30

Bulls e fituan takimin e parë final të Konferencës Lindore ndaj Miamit me rezultat bindës, 103-82. Derrick Rose ishte i pandalshëm për Heat duke realizuar 28 pikë, por ai u ndihmua edhe nga Deng e Boozer, që së bashku e vendosën lojën.

‘Big Three’ nuk e kishin ditën e tyre. Bosh ishte më i mirë me 30 pikë, kurse Wade (18) e James (15) nuk e patën ditën e tyre.

Ndërkohë, Oklahoma City u kualifikua në finale të Konferencës Perëndimore, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Memphisin vetëm pas duelit të shtatë.

Kevin Durant realizoi 39 pikë dhe i drejtoi Thunder drejt finales, ku do të takohen me Dallasin e Dirk Nowitzkit.

Chicago-Miami 103-82 (1-0)
Chicago: Rose 28
Miami: Bosh 30

Oklahoma City-Memphis 105-90 (4-3)
Oklahoma City: Durant 39
Memphis: Conley 18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›