E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari në garë për ‘Queen Elisabeth Competition’

Violinisti shqiptar, Emir Abeshi, është njëri prej 12 finalistëve në “Queen Elisabeth Competition”, që konsiderohet ndër konkurset më të rëndësishme të botës së muzikës klasike që mbahen në Belgjikë.

Konkursi i themeluar në vitin 1937, për nder të kompozitorit dhe violinistit Eugène Ysaÿe, i cili ishte një mik i Mbretëreshës Elisabeth të Belgjikës dhe i burrit të saj, Albert, sivjet shënon 75-vjetorin.

Pas fazës paraprake dhe asaj gjysmëfinale, mesnatën e së shtunës, kryesuesi i konkursit, Arie van Lysebeth, ka shpallur 12 finalistët. Në mesin e tyre edhe violinistin shqiptar, Emir Abeshi. Abeshi nuk ishte muzicienti i vetëm shqiptar në garë, sepse deri në gjysmëfinale konkurroi edhe violinisti tjetër, Kristi Gjezi, i cili u eliminua.

Violinisti nga Elbasani, Emir Abeshi, pas vetes ka edhe shumë konkurse tjera ndërkombëtare. Ai ka studiuar në konservatorin e muzikës Ghedini, në Itali, e pastaj edhe në konservatorin New England, në Boston. Vitin e kaluar fitoi çmimin e dytë në konkursin e fondacionit Rodolfo Lipizer, në Itali, pastaj çmimin Uto Ughi, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›