E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gollopeni ekspozon në Shkup

Më 17 maj, në Galerinë e Qendrës Informative e Kulturore në Shkup hapet ekspozita personale e artistit Refki Gollopeni. Hapja solemne bëhet në orën 20.

Motiv dominues i ekspozitës është tema e Demit.

“Refkiu në mënyrë origjinale, me besim në punën e tij dhe duke shfrytëzuar çdo element të artit figurativ: kompozicionin, formën, vijën, ngjyrën (më shpesh në mënyrë monokrome, e disa herë edhe polikrome), prezanton energjinë, dinamikën dhe bukurinë e Demit”, thekson profesori i artit, Reshat Ameti.

Megjithëse, përgjithësisht, “veprat e Refkiut dëshmojnë se janë të realizuara nga një piktor me cilësi të larta artistike, një intelektual dhe njohës i mirë i ndodhive dhe lëvizjeve artistike në botë, natyrisht në mënyrë origjinale – duke vënë kështu vulën e tij në artin pamor të këtyre hapësirave kulturore”, përfundon Ameti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›