E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari në listën e më të kërkuarve në Britani

Ndriçim Sadushi

LONDER- Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, është një prej shqiptarëve më të kërkuar nga autoritete britanike. Në një aksion të ndërmarrë kohët e fundit nga Scotland Yard, të koduar Sunfire, synohet kapja e 10 kriminelëve më të kërkuar nga Evropa Lindore, të cilët mendohet se jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një përpjekje për të gjetur këta njerëz të rrezikshëm, Scotland Yard ka publikuar fotot me të dhënat e tyre si pjesë e operacionit Sunfire.

Qëllimi i aksionit është kapja dhe nxjerrja e tyre para gjykatave me qëllim ekstradimin dhe përballjen me drejtësinë ne vendet e tyre të lindjes.

Në mesin e më të kërkuarve është edhe Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, nga Shqipëria.

Ai kërkohet për vrasjen e tre personave dhe përpjekjen për të vrarë një të katërt në vitin 1997. Policia britanike mendon se ai është i fshehur në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej kriminelëve sipas autoriteteve britanike, mendohet se mund të kenë hyrë ilegalisht në vend para se mandat-arrestet për ta të jenë lëshuar.

Drejtuesi i operacionit, Pete Rance i ka thënë Daily Mail se shpreson në bashkëpunimin e komunitetit në përpjekjet e tyre për ti arrestuar këta persona.

“Shumë prej tyre konsiderohen shumë të rrezikshëm, ndaj dhe qytetarët nuk duhet të shoqërohen me ta, pasi ata kanë nevojë për trajtim- është shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›