1 vit hetime per 21 Janarin
E marte 24 Janar 2012 1505
21 JANARI VENDI KU U VRA HEKURAN DEDANe fund te protestes se 21 Janarit fillimisht me 3 viktima por qe me pas u shtuan ne 4 dhe me dhjetera te plagosur u kuptua qe u ngrit sipari i nje historie te gjate hetimesh.
Qe ne fillim Prokuroria nga njera ane dhe policia nga ana tjeter duket se u pozicionuan ne dy kampe. Linjat e hetimit dhe urdhrat e arrestit nuk kishin lidhje mes tyre. Ne deklaraten e pare per mediat Drejtoria e Policise se Shtetit nxori nje liste me 113 persona te arrestuar te gjithe demonstrues te akuzuar se goditen policine. Sot keto gjykime kane perfunduar. Shumica e demonstruesve jane liruar njeri pas tjetrit. Vetem pak prej tyre jane denuar. Po te nesermen e ngjarjes edhe Prokuroria nxori 6 urdher-arreste te gjithe per drejtues te Gardes se Republikes te akuzuar per vrasjet ne shesh. Policia refuzoi te zbatonte urdhrin per arrestimet. 1 muaj pas ngjarjes kerkesa per arrestimet ne garde perseritet nga Prokuroria. Kesaj radhe prangosen njeri pas tjetrit efektivet Agim Llupo i cili sipas pamjeve filmike qelloi mbi Ziver Veizin Alfred Ametcenaj zevendes komandant i Gardes Sadik ela Mark Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj. Por ne 2 mars te tre gardistet e akuzuar nga Prokuroria se benin pjese ne grupin e zjarrit u liruan nga Gjykata e Apelit. Ne qeli mbeti vetem Llupo te cilit pervec provave te Prokurorise iu bashkengjiten edhe ato te FBI-se iu shtuan 3 te arrestuarit e nje dite me pare Ndrea Prendi kreu i Gardes se Republikes i akuzuar se ka vrare Faik Myrtajn Margarit Kume shoferi i tij dhe Armand Kasaj shefi i IT-se ne kryeministri. Po dje Prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit edhe per 3 deputetet socialiste Besnik Bare Taulant Balla dhe Tom Doshi te dyshuar si organizatore te protestes. Ne kete vorbull hetimesh ekziston dhe nje linje politike ajo e komisionit hetimor te ngritur nga mazhoranca pas 21 Janarit. Per nga akuzat kjo ishte dhe linja me e ashper pasi akuzoi per puc shteti disa prej krereve me te larte te shtetit Presidentin Bamir Topi kryeprokuroren Ina Rama kreun e SHISH-it Bahri Shaqiri e kryesocialistin Edi Rama. Por edhe pse nisi punen ne Janar 2011 ky komision nuk ka ende asnje konkluzion konkret madje nuk mblidhet fare. Ne fund te ketyre hetimeve deri tani eshte vene gishti mbi vrasesit e mundshem te Ziver Veizit e Faik Myrtajt por nuk dihet kush qelloi mbi Hekuran Deden dhe Aleks Niken si dhe mbi gazetarin e plagosur Fatos Mahmutaj.
ShareTweet
ShareTweet