E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e Odihr ne Tirane per reformen zgjedhore

E marte 24 Janar 2012 2045 OSCENje grup ekspertesh te ODIHR mberrijne ne Tirane per te dhene asistencen e tyre per komisionin e posacem te Reformes Zgjedhore i cili po merret me reformimin e kodit elektoral. Grupi i ardhur nga zyra per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut do te ofroje keshillim per keto ndryshime qe do te zbatohen perpara zgjedhjeve parlamentare te 2013. Vete drejtuesja e departamentit te zgjedhjeve ne ODHIR Beata Martin Rozumilovic ka pohuar vullnetin e institucionit qe perfaqeson. Kjo eshte pjese e perpjekjeve me te gjera te ODIHR-it per te ndihmuar Shtetet pjesemarrese te OSBE-se bazuar ne kerkesen e tyre per te siguruar qe zgjedhjet te mbahen ne perputhje me angazhimet e tyre ndaj OSBE-se dhe me standardet nderkombetare per zgjedhje demokratike eshte shprehur Beata Martin Rozumilovic. Ne viziten e pare te grupit te eksperteve qe do te zhvillohet ne datat 24-27 janar jane parashikuar takime me Kryetaren e Kuvendit komisionin e posacem dhe grupin e eksperteve teknike te zgjedhjeve si dhe me perfaqesuesit e partive te vogla politike shoqerise civile dhe komunitetit nderkombetar. Mbeshtetja e ODIHR-it pason raportin e perfundimtar te kesaj Zyre per zgjedhjet vendore te 8 Majit 2011 dhe te opinionit te perbashket per Kodin Zgjedhor te publikuar nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias ne dhjetor 2011. Ndihma ofrohet permes nje projekti te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi me mbeshtetje financiare te Mbreterise se Bashkuar. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›